Futboll serioz dhe shans për Europian, nesër shorti i Nations League

0

Më në fund, iku koha e miqësoreve pa vlerë, që harrohen brenda javës. Ndoshta nuk do kemi më shansin të luajmë ndonjë miqësore luksi si ajo ndaj Italisë, por tani e tutje do të luhet futboll i vërtetë dhe serioz gjatë gjithë vitit.

UEFA do të hedhë nesër në mesditë shortin e Nations League, kompeticioni më i ri që do të nisë më 6 shtator dhe do të përfshijë 55 kombëtaret evropiane.

Sipas rregullores, kompeticioni do të ndahet në 4 Liga, në bazë të renditjes UEFA, me fituesin e çdo Lige që do të shkojë në Europian. Shqipëri do të niset nga Liga C dhe do të jetë në vazon e dytë të shortit, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.

Gjatë shortit, skuadrat do të ndahen në një grup me tre ekipe, ku do të jenë vetëm përfaqësueset e tre vazove të para dhe tre grupe të tjera me nga katër. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e vitit 2020.

Skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditjen e çdo lige dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Europian.

LIGAT

Liga A përbëhet nga 12 skuadrat më të mira kontinentale, mes të cilave Gjermania, Portugalia, Belgjika e Spanja në vazon e parë; për të vijuar me Francën, Anglinë, Zvicrën dhe Italinë në vazon e dytë dhe më tej me Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën në vazon e tretë.

Në Ligën B janë 12 skuadra të nivelit të lartë, nga Austria, Uellsi, Rusia e Sllovakia në vazon e parë; Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës e Bosnja në vazon e dytë dhe Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia që pozicionohen në vazon e tretë të shortit.

Në Ligën D, më e ulëta e turneut, janë 16 skuadra, me përfaqësuesen e Kosovës që do ta nisë shortin e vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltarit, ndërsa kokat e grupit do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

KALENDARI

Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Nations League do të luhen prej muajit shtator deri më Nëntor 2018.

Dita 1: 6-8 shtator 2018,

Dita 2: 9-11 shtator 2018,

Dita 3: 11-13 tetor 2018,

Dita 4: 14-16 tetor 2018,

Dita 5: 15 -17 nëntor 2018,

Dita 6: 18-20 nëntor 2018.

Finalet: 5-9 qershor 2019.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image