Futboll në “qytetin e mëkatit”

0

Për të hedhur rrënjë të forta të futbollit në “qytetin e mëkateve”, nuk do të jetë e lehtë në një vend ku të gjithë mendojnë pëer argëtime të tjera dhe bixhoz.

Por një projekt ambicioz i nisur nga disa ish-futbollistë italianë dhe sipërmarrës, po çon edhe lojën më popullore në planet, pranë Las Vegasit.

Ideja e Daniele Fortunatos, ish-futbollist i Romës ka gjetur mbështetjen e kontesë së Klark në shtetin e Nevadës dhe investimi do të shkojë në total 1 miliardë Dollarë, i financuar nga partnerë privatë.

Fshati sportiv që do të ketë në qendër të tij futboll europian dhe jo amerikan, do të përfshijë një sipërfaqe 1.1 milionë metër katrorë. Kulmi do të jetë Heroes Hill stadium, me një kapacitet prej 70 mijë vendesh.

Projekti i së ardhmes, ashtu siç konsiderohet nga mediat amerikane, do të nisë në vitin 2017 me stadiumin, hotelet dhe akademinë. Lancimi do të bëhet me rastin e 110 vjetorit të qytetit të Las Vegasit, qendra e mëkatit sic është pagëzuar nga gjysma e planetit. / Top Channel

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image