Futboll femrash/ Zvicra, shumë e fortë për Shqipërinë

Ka përfunduar ndeshja e parë e fazës finale eliminatore, për kampionatin Botëror të femrave. Skuadra e Armir Grimës nuk i ka bërë dot ballë përfaqësueses së Zvicrës, e cila ka arritur një triumf 1-4, në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Zviceranet shënuan tre herë në pjesën e parë, për të katërfishuar rezultatin më pas në fraksionin e dytë.

Për t’u përmendur goli i vetëm i Shqipërisë, i shënuar nga Begolli vetëm 9 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, e cila realizoi me një parabël të bukur. Vajzat zvicerane nuk e vunë në asnjë moment dominimin e tyre, duke treguar se janë më lart se vajzat tona kuqezi, që gjithsesi u munduan dhe treguan se janë në rritje të vazhdueshme, sepse ndeshje të tilla një dekadë më parë i humbnim duke pësuar disa gola më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *