Futboll absurd, shifra që fiton Felaini në Kinë është skandaloze

0

Maruan Felaini vendosi para disa javësh që të linte Mançester Junajtid, duke zgjedhur Kinën për vazhdimin e karrierës. Belgu firmosi për ekipin e Shandon Luneng, të cilët derdhën në arkat e “djajve të kuq”, gati 10 milionë euro.

Ndërkohë, përfitimet ekonomike për Felainit janë kolosale nga kontrata me klubin kinez. Mesfushori do të përfitojë shumën e çmendur prej 21 milionë eurosh në sezon, tre herë më shumë nga çfarë merrte te Junajtid.

Gjithsesi, çmenduria nuk përfundon këtu. Ditën e sotme, ekipi i Shandon Luneng ka bërë një test miqësor në kuadër të nisjes së sezonit të ri, teksa është ndeshur me kampionët e Zelandës së Re, Aukland Sitit. Sfida përfundoi 2-1 në favor të kinezëve, por ajo që ka bërë bujë nëpër media, ka qenë pikërisht paga vjetore e Felainit.

31-vjeçari përfiton aq para, sa për të mbuluar për plot 10 sezone shpezimet e çdo klubi në ligën e parë të Zelandës së Re. Po, e keni lexuar mirë, 10 sezone mund të mbulojë shpenzimet e të gjithë ekipeve. Liga e Zelandës së Re, përbehet nga 10 ekipe. Çmenduri e vërtetë…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.