“Fushën na e pushtuan”! Reagimi epik i Sherif Kallakut, Rama si nazist te “Tomka dhe shokët e tij”

Qeveria ende nuk e ka dhënë një reagim sa i përket futbollit dhe nisjes së tij, teksa lojtarët janë në pritje për të parë dhe mësuar verdiktin përfundimtar. Ndërkohë një reagim epik ka ardhur nga ana e Sherif Kallakut, lojtari i Teutës.

Në “Instagram” ka postuar një pjesë të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, atje ku kryeministri Edi Rama është veshur si nazist. Ndërkohë mesazhi është i qartë se pavarësisht se fusha është e pushtuar, do të luftohet për të marrë sërish lirinë e futbollit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *