Fushatë e veçantë marketingu, Sandhauzeni shet fanellat e Gjermanisë!

0

SV Sandhauzen, klubi i Bundesligës 2 gjermane, ka habitur të gjithë në Gjermani, me një veprim kurioz marketingu. Me blerjen e një fanelle të re të Sandhauzenit, tifozëve u është ofruar edhe një fanellë e kombëtares gjermane falas. Lajmi u bë publik në faqen e klubit në Twitter të premten dhe pas 90 minutash klubi u detyrua të dilte me një njoftim të ri, duke lajmëruar se prenotimet e fanellave do të bëheshin vetëm me e-mail, pasi dyqani online ishte bllokuar, për shkak të kërkesave pa fund.

Sandhauzeni kishte porositur një numër të madh fanellash të kombëtares para Botërorit, me synimin për t’i rishitur. Megjithatë, Gjermania dështoi në Rusi dhe klubit i mbetën pa shitur mijëra fanella.

Nga halli, departamenti i marketingut mendoi të shiste fanellat e klubit, duke dhuruar ato të Gjermanisë. Një sukses i paparë, duke parë kërkesat pa fund, edhe pse nuk dihet si doli bilanci i klubit, që priste fitime nga shitjet e fanellave së Gjermanisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.