Fusha një problem, Kastrioti e Luftëtari do “vuajnë”

Kastrioti do të luajë kundër Luftëtarit ditën e diel prej orës 14:00 në stadiumin “Redi Maloku”, ndërkohë që problem është gjendja e fushës. Për të mos mjaftuar gjendja në kushte normale, në Fushë-Krujë do të zhvillohen dy ndeshje në dy ditë.

Të shtunën Iliria do të përballet me Dinamon, kurse të dielën Kastrioti me Luftëtarin. Kjo do të bëjë që dy ekipet e Superiores të mos luajnë në kushtet më të mira. Gjendja e fushës do të ndikojë në atë që ekipet do të japin në fushë.

Gjithsesi kushtet të tilla janë dhe duhet të bëhen gati për të luajtur edhe me top të gjatë. Për të shtruar lojën do të jetë një mision i vështirë, ndërkohë që shpresohet që të paktën të mos blerë shi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *