“Fury vs Wilder” drejt përsëritjes, por anglezi ka një kusht të panegociueshëm

Dueli midis boksierëve të peshave të rënda Dentoay Wilder dhe Tyson Fury ishte një reklamë e shkëlqyer për sportin e boksit. Asnjë prej boksierëve nuk doli nga fusha i humbur, pasi vendimet e treshes së gjyqtarëve bënë që dueli të cilësohej barazim.

Promotori i Tyson Fury, Frank Warren, u shpreh se përsëritja e ndeshjes është diçka e llogjikshme dhe e deshirueshme nga të dyja palët, por në ndryshim nga dueli i parë që u zhvillua në SHBA, Warren kërkon që  palët të ndërrojnë vend dhe Ëilder të udhëtojë drejt Anglisë.

“Mund të organizojmë diçka shumë të bukur në Londër. Mund të mbushim stadiume gjigante si ai i “Wembley”, ose stadiumi i Arsenalit”, tha Warren në daljen për shtyp pas duelit të së shtunës. Fury, i cili është përkrah tij dhe se dëshironte që të ndeshej në “Old Trafford”, stadiumi i skuadrës së tij të zemrës Manchester United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *