Fury vs Schwarz, gjithçka gati për duelin në Las Vegas

Tyson Fury do të rikthehet në ring pas pak orësh pas më shumë se shtatë muajsh pushim.  Boksieri i pamposhtur i peshave të renda do të ndeshjet në Las Vegas me boksierin gjerman Tom Schwarz, i cili vjen në këtë përballje me një rekord prej 24 fitoresh (15) nokaut, 0 humbje, 0 barazime.

Fury është favoriti absolut i këtij dueli, por anglezi duhet të tregohet i kujdesshëm pasi në divizionin e peshave të rënda asnjëherë nuk i dihet, siç u pa dhe në humbjen befasuese të Anthony Joshua-s ndaj Andy Ruiz.

Një aspekt interesant i 25-vjeçarit Schwarz është raporti shumë miqësor që ai ka me komunitetin shqiptar. Menaxheri i boksierit gjerman është Burim Sulejmani, ndërsa ai stërvitet në të njëjtën palestër të kompanisë “SES BOXING”, që ka nën kontratë boksierët shqiptarë Elvis Hetemi dhe Jurgen Uldedaj. Gjermani ishte në Tiranë më 15 dhjetor ku Uldedaj fitoi titullin “WBO Youth” në sallën e Parkut OIimpik “Feti Borova”.

Schwarz (djathas) me menaxherin Sulejmani dhe fotografin Eroll Popova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *