Fury rikthehet në tetor, në ring e pret ish-kampioni i botës

Tyson Fury po bëhet gati për duelin e tij të radhës. Ish-kampioni i botës do të vazhdojë të ndeshjet në SHBA si pasojë e marrëveshjes miliona dollarëshe me gjigantin mediatik “ESPN”. Në një intervistë për medien britanike “Talksport”,promotori i boksierit anglez, Bob Arum, zbuloi planet e së ardhmes për Fury-n.

“Ka shumë shanse që kundërshtari i ardhshëm i Fury të jetë Charles Martin. Ne na intereson që ai të ndeshet me një amerikan dhe Martin është një ish-kampion bote dhe një “CV” për t’u respektuar. Dueli është planifikuar në tetor, por datën e saktë do e bëjmë ditur në javët në vazhdim”, tha Arum.

Martin

Charles Martin ka një rekord prej 27 fitoresh (24 me nokaut) dhe 2 humbjesh (1 me nokaut). Ish-kampionati i botës është i gjatë 197 centimetra dhe humbjen e vetme me nokaut në karrierë e ka pësuar ndaj një emri të njohur si Anthony Joshua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online