Fury rikthehet në ring, një gjerman i pamposhtur e sfidon

Boksieri i njohur anglez Tyson Fury do të rikthehet në ring më datë 15 qershor. Lajmi bëhet i ditur nga media amerikane “ESPN”. Kundërshtari i ardhshëm i ish-kampionit të botës është gjermani Tom Schwarz, i cili ka një rekord të pamposhtur prej 24 duelesh ku njeh vetëm fitore (15 me nokaut).

Dueli do të zhvillohet në Las Vegas, Nevada. Fury vjen si një favorit absolut në këtë përballje. 24-vjeçari Schwarz është boksieri më i premtuesi i Gjermanisë përsa i përket divizionit të peshave të renda. Promotori i tij është Ulf Shtajnfort, i cili është dhe promotori i boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj.

Pas këtij dueli Fury pritet të rikthehet të luftojë për një titull kampion bote, ku me shumë gjasa do të futet sërish në ring përballë amerikanit Deontay Wilder për të synuar titullin “ËBC”. Dueli i zhvilluar në muajin dhjetor midis të dyve përfundoi në barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *