Fury: Joshua u dorëzua, po humbi sërish të largohet nga boksi

Boksieri i njohur anglez ka komentuar humbjen e rivalit të tij Anthony Joshua ndaj boksierit amerikano-meksikan Andy Ruiz. Sipas “gjigantit” nga Mançesteri, Joshua u dorëzua në fund të raundit të shtatë. Në intervistën e dhënë për “IFL TV”, Fury shton presionin për bashkëkombësin e tij duke thënë se nëse ai nuk ia del ta mundë Andy Ruiz në përballjen e dytë atëherë karriera e Joshua-s ka marrë fund.

PARASHIKIMI – “Kam qenë ndër të paktët njerëz që e kam vlerësuar Andy Ruiz. Nuk e parashikova fitoren e tij, por në ndryshim nga të gjithë të tjerët që mendonin se Joshua do e nxirrte nokaut me dy raunde, unë isha i mendimit se ai do fitonte me pikë”.

DORËZIMI – “Po u dorëzua. Kjo është e qartë këtë e panë të gjithë. U ngrit, hoqi mbrojtësen e dhëmbëve dhe iu largua arbitrit, këto janë të gjitha veprime që një boksier i madh s’duhet t’i bëjë. Tani ka një problem të madh. Kur dorëzohesh për herë të parë është shumë e thjeshtë që ta bësh përsëri”

GJENDJA E JOSHUA-S  – “Për mendimin tim ai nuk donte të luftonte atë natë. Jam i sigurt se në ato pak momente para do ishte i gatshëm të bënte gjithçka përveç se të boksonte. Nëse Ruiz e mund përsëri duhet të dorëhiqet. Unë këtë gjë do bëja po të isha në vend të atij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *