Fury: Joshua dhe Wilder më kanë frikë, ja mesazhet që u kam dërguar

Tyson Fury ka dhënë një intervisë për gazetën angleze “The Times”, ku ka zbuluar disa detaje interesante mbi negociatat që ai dhe përfaqësuesit e tij po zhvillojnë me Deontay Wilder dhe Anthony Joshua.

Në intervistë, Fury zbuloi mesazhet që ai i ka dërguar amerikanit Wilder dhe promotorit të Joshuas-, Eddie Hearn.

Mesazhi i dërguar drejt Wilder: “Hej kampion. Shpresoj që krishtlindjet dhe viti i ri të kenë kaluar mirë. Hajte, çfarë pret. Le ta zhvillojmë duelin më të madh në planet sa më shpejt të jetë e mundur. Jam gati kurdo, që të më thuash. Në prill do të ishte perfekte”.

Fury më pas zbuloi se amerikani me të cilin u ndesh një muaj më parë (ndeshja doli barazim) nuk i është përgjigjur mesazhit të mësipërm. Të njëjtën gjë ka bërë dhe promotori i Joshua-s, që sipas Fury-t po e shmang atë edhe pse ai nuk ka kërkesa të ekzagjeruara përsa i përket ndarjes së të ardhurave që do të gjenerohen nga dueli midis dy anglezëve.

Sigurisht nuk mund të mugonte dhe një ngacmim tipik nga ana 30-vjeçarit, i cili e mbylli intervistën duke thënë: “Wilder e kam mundur, pavarësisht vendimit të gjyqtarëve, ndërsa Joshua është një robot i ngathët, për të cilin nuk kam pse të shqetësohem aspak”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *