“Furtunë” te Kukësi, largohet Armando Cungu

Humbja përballë Teutës ishte e dyta radhazi për Kukësin, që tashmë ka shkëputur kontaktin me kryesuesit e Partizanit. Këto rezultatet kanë tronditur jo pak pankinën e trajnerit Armando Cungu. Sipas “RTSH Sport”, tekniku shkodran nuk do të jetë më trajner i verilindorëve.

Ramadan Ndreu do të jetë trajneri që mund të pasojë Cungun në krye të skuadrës së Kukësit. Presidenti Gjici pati deklaruar disa herë që stafi nuk ka më justifikime pas përforcimeve në janar dhe këto dy humbje kanë sjellë dhe shkarkimin e trajnerit Cungu.

Pritet të ketë edhe dënime financiare për futbollistët dhe në rast se Kukësi nuk arrin te titulli kampion, masa të tjera priten të merren. Presidenti Gjici e kërkon me ngulm këtë titull dhe duket se do të bëjë gjithçka që t’ia arrijë.

One thought on ““Furtunë” te Kukësi, largohet Armando Cungu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *