“Furtunë” në Volfsburg, Bajerni kampion Gjermanie

0

Bajerni i Mynihut ka siguruar matematikisht titullin kampion në Bundesligë, duke fituar 6-0 në Volfsburg dhe duke u bërë i pakapshëm për Lajpcigun e vendit të dytë, që barazoi pasdite.

Është titulli i pestë rresht për bavarezët, por i pari në Gjermani për trajnerin Karlo Ançeloti.

Volfsburgu lufton për mbijetesë dhe në teori pritej një ndeshje më e vështirë për Bajernin, që është tronditur keqas nga eliminimi në Champions League e në mesjavë nga Kupa e Gjermanisë.

Megjithatë, kampionët mbeten të tillë edhe në vështirësi dhe sapo Alaba shënoi me goditje dënimi në minutën e 19-të, Volfsburgu u shkërmoq.

Levandovski në minutën e 26-të siguroi fitoren, ndërsa në pjesën e dytë Bajerni u zbavit, duke shënuar edhe 4 herë, me Levan, Robenin, Mylerin dhe në fund me Kimish.

Është titulli numër 27 në histori për Bajernin, gjithnjë e më shumë mbreti i futbollit gjerman.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here