Furtunë në Paris, tifozët sulmojnë lojtarët

0

Kthimi i lojtarëve të PSG-së në Paris ka qenë një makth më vete, pas disfatës së turshme 6-1 në Barcelonë, me 3 gola të pësuar në 8 minutat e fundit të ndeshjes.

Një grup i madh tifozësh rrethuan makinat e futbollistëve, duke u kërkuar llogari atyre dhe duke u dëmtuar automjetet.

Në tentativën për largim, Tiago Mota për pak vrau një tifoz, sepse gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij duke u larguar nga aeroporti për të shkuar në shtëpi, i dha shpejt makinës dhe goditi një tifoz, i cili mbeti i shtrirë në tokë dhe u transportua në spital.

PSG doli me një komunikatë për shtyp, ku ka dënuar atmosferën armiqësore në Paris dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm për ngjarjen, që ka shqetësuar jo pak lojtarët dhe familjarët e tyre.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image