Furtunë mbi futbollin izraelit, Palestina i kalon në renditjen e FIFA-s

0

Qeveria e Izraelit ka urdhëruar që të rindërtohet kombëtarja e futbollit dhe të ketë masa të forta, pas rrëshqitjes së Izraelit poshtë Palestinës në renditjen botërore që publikon FIFA çdo muaj.

Në renditjen e publikuar ditët e fundit, Izraeli ka zbritur në vendin e 98-të, 16 vende më poshtë se muajin e shkuar, ndërsa Palestina është ngjitur nga vendi i 84-t në të 82-tin, duke marrë pikërisht vendin që kishte Izraeli.

A mund të ndodhë kjo për Izraelin? Kurrën e kurrës, ndaj kjo ngjarje është kthyer në një çështje politike dhe do të merren masa të ashpra. Izraeli dështoi në kualifikueset e Botërorit, duke humbur 6 nga 10 ndeshjet e luajtura dhe duke përfunduar në vendin e katërt, ndaj ministri i kulturës dhe sporteve, Miri Regev, ka urdhëruar një ekzaminim të gjithë futbollit izrael, duke nisur që te fëmijët dhe te futbolli amator.

Një kompani konsultimi manaxherial është kontaktuar dhe ajo do të kryejë një hetim të plotë, para se të dorëzojë rezultatet në qershor 2018. Izraeli ka pasur shumë lojtarë me emër ndër vite, por nuk luan në një kompeticion prej vitit 1970.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image