Furia çeke, Nedved shpërthen kundër arbitrit gjerman për të kuqen e CR7

0

Juventus tregoi forcë karakteri duke marrë tre pikë të rëndësishme kundër Valencias. Bardhezinjtë dëshironin ta nisnin mbarë Champions Ligën dhe ia dolën, por në kampin juventin ka lënë një shije të hidhur ndëshkimi i Kristiano Ronaldos me karton të kuq.

Debutimi i portugezit me ekipin e ri në Champions zgjati vetëm 29 minuta. Ronaldo reagoi ndaj Murijos së Valencias dhe Feliks Bryzh i tregoi kartonin e kuq. Lojtari shpërtheu në lot, ndërsa u nervozuan të gjithë te Juventusi.

Mbi të gjithë, Pavel Nedved. Çeku nuk priti mbylljen e pjesë së parë, por zbriti në tunelin e dhomave të zhveshjes për t’i kërkuar llogari arbitrit gjerman.

Siç citon spanjollja “Marca”, zyrtari i Juventusit pati një përballje fytyrë më fytyrë me arbitrin dhe protestoi ashpër kundër vendimit për të ndëshkuar Ronaldon. Çeku ishte shumë i acaruar, por Bryzh nuk dha asnjë shpjegim, nuk foli fare dhe vazhdoi i qetë drejt dhomave të zhveshjes.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.