Fundvit i hidhur për Sitin, dëmtohen dy yje

0

Mançester Siti u ndal në ditën e fundit të vitit, duke mos arritur dot fitoren e 19-të rresht në Premier Ligë, por më shumë se barazimi 0-0 në Londër ndaj Kristal Palas, Pep Guardiolën e kanë dëshpëruar dy dëmtime serioze për dy prej yjeve të tij.

Në fillim të ndeshjes Gabriel Zhezus doli i përlotur nga fusha, pasi mori një goditje të fortë në ije dhe nuk mund të vraponte dot. Për sulmuesin brazilian Guardiola thotë: “Me shumë gjasa do të mungojë një ose dy muaj, shpresojmë jo më shumë se kaq”.

Ndërkaq, Kevin De Brujne u dëmtua pas një ndërhyrjeje mjaft të ashpër nga Pançeon dhe Guardiola thotë: “Me Kevinin patëm shumë fat. Nuk e di ç’do të ndodhë në të ardhmen me veprime të tilla”. Guardiola i referohej ndërhyrjes së rëndë nga Pançeon, i cili mori vetëm një karton të verdhë, ndonëse meritonte më shumë se aq.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.