Fundjavë e zezë për Lenjanin, në formacionin më të keq së bashku me dy shqiptarë

0

Sioni ka ndërruar trajner, por nuk ka vlejtur, sepse edhe largimi i Tramexanit nuk ka qenë zgjidhja e halleve për një ekip që e nisi me synime madhor dhe shpenzime të mëdha, por tashmë nuk fiton prej 5 ndeshjesh dhe është vetëm 2 pikë larg vendit të fundit.

Largimi i Tramexanit ka tronditur edhe shqiptarët e Sionit dhe Ermir Lenjani ishte një ndër më të dobëtit e fundjavës, sipas së përditshmes Blick.

“Zakonisht me rendiment konstant dhe i besueshëm, por në Bernë vuajti shumë dhe ishte fajtor te goli i parë i Jang Bojs?”, shkruan Blick, që në formacionin e më të dobëtëve të javës ka përfshirë edhe mbrojtësin e Grasshopers Arian Qollaku, dhe mesfushorin e Lucernës Hekuran Kryeziu, fajtor te goli i Luiganos dhe në stol pas pushimit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image