Fundjava, Superiorja në 3 ditë dhe Tirana luan në mbrëmje

E mërkura është rezervuar për Kupën e Shqipërisë, por klubet e Superiores janë me mendjen te fundjava, sepse do të luhen ndeshjet e javës së dytë.

Të shtunën është në program vetëm një ndeshje, me Flamurtarin që do të presë Lushnjen, ende nuk dihet ku, pasi fusha e stadiumit Flamurtari ka probleme.

Të dielën Laçi-Luftëtari luhet pasdite dhe Vllaznia-Teuta në mbrëmje, ndërsa të hënën fillimisht Kamza-Skënderbeu dhe më pas supersfida Partizani-Kukësi në “Selman Stërmasi”.

Nuk është vetëm Superiorja në fokus në fundjavë, sepse nis Kategoria e Parë. Kështu, të shtunën sytë janë te sfida Tirana-Iliria, që do të luhet në orën 18.00 (RTSH), një risi, sepse për herë të parë në Kategorinë e Parë luhet me drita.

Ndërkaq, të dielën në orën 14.00 do të luhet sërish me transmetim në RTSH sfida Besa-Dinamo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *