Fundjava, Superiorja me orare të reja

Prej fundjavës së ardhshme Kategoria Superiore ndryshon program, sepse nuk do të luhet më në orën 14.00 dhe 17.00, si deri tani.

Të shtunën e ardhshme do të luhen 4 ndeshje, për shkak se mesjavën pasardhëse ka ndeshje kupe.

Kukësi-Partizani do të luhet në orën 16.00 dhe do të jetë kryendeshja e javës, sepse në lojë është vendi i dytë për Partizanin, pa harruar që Kukësi sheh ende nga kreu.

Të shtunën luhen edhe Lushnja-Flamurtari dhe Luftëtari-Laçi në të njëjtën orë, ndërsa prej orës 19.00 do të luhet Skënderbeu-Kamza.

Të dielën luhet vetëm një ndeshje dhe është një tjetër finale, sepse Teuta do të presë Vllazninë, prej orës 19.00, orar që do të përdoret që sot, në sfidën Flamurtari-Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *