Fundjava i gjen kurbinasit “mysafirë” në Durrës

0

Në pamundësi për të luajtur në Krujë, presidenca e kurbinase me atë durrsake kanë gjetur një rrugë të mesme. Ndeshja e fazës së dytë do të luhet në Laç dhe jo në “Niko Dovana”

 

Laçianët janë duke u përgatitur për sfidën e së dielës me Teutën, teksa e gjithë skuadra është e motivuar për t’u rikthyer te fitorja pas dy humbjeve në kampionat me Skënderbeun e Kukësin. Gjithsesi, ajo që bie në sy në këtë kampionat për bardhezinjtë është fakti që akoma nuk kanë provuar të luajnë në shtëpi e kjo pritet të vazhdojë edhe për ca kohë, derisa tapeti i shtruar në fushën e Laçit të jetë në kushtet optimale që kurbinasit të kthehen të jenë të pathyeshëm në shtëpinë e tyre ku çdo kundërshtar ka provuar të “bjerë”. Javën e shkuar Laçi e kaloi si “mysafir” në Kukës aty ku ekipi i drejtuar nga Armando Cungu doli i mposhtur në limitet e takimit pas një goli me kokë të shënuar nga qendërmbrojtësi Malota. Por krahas humbjes në fushë bardhezinjtë “humbën” edhe kroatin Buljan që në sfidën e kësaj jave me Teutën do të mungojë për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj nënkampionëve të Superiores. Udhëtimi i Laçit ka vijuar edhe këtë javë, teksa si fillim ata kanë udhëtuar drejt Ballshit ku janë ndeshur me vendasit për llogari të Kupës. Barazimi 0-0 me Bylisin lë të hapur kualifikimin për në sfidën çerekfinale të Kupës. Ky kualifikim pritet të vendoset pas 11 ditësh me Laçin si pritës.

TEUTA– Ndërkohë, sfida kësaj jave me Teutën, e programuar me Laçin si pritës, do të luhet në Durrës, qytetin e radhës ku Laçi do të jetë “mysafir”. Fillimisht ishte menduar që ndeshja të luhej në Kukës, pasi në Krujë ku Laçi i ka zhvilluar deri më tani ndeshjet, janë vetë vendasit që kanë pasur ndeshje me Tiranën për Kupë. Në këtë situatë është e pritshme që kushtet e tapetit të stadiumit “Kastrioti” të mos jenë më të mirat për t’u luajtur tri sfida brenda një jave. Ndaj duhej gjetur një zgjidhje tjetër e cila ka ardhur ditën e djeshme. Mësohet se presidenti Pashk Laska ka rënë dakord me homologun e tij, presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliun për ta luajtur përballjen me Teutën pikërisht në qytetin bregdetar. Teuta do të jetë pritëse këtë fazë, ndërsa fazën e dytë bardhezinjtë do të presin në Laç “djemtë e detit”. Ndeshja do të luhet të dielën në orën 16:00,e me ndryshimin e orës pritet të luhet me prozhektorë një sfidë e cila do të jetë e luftuar e për tu ndjekur nga tifozët e të dyja ekipeve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image