Fundjava e Tiranës! Jo vetëm ndaj Lerdës, fitoi edhe një tjetër derbi me Partizanin

Kjo fundjavë mund të quhet e Tiranës dhe këtu nuk po flasim vetëm për derbin e fituar me rezultatin 1-2, që solli edhe shkarkimin e Lerdës. Një tjetër derbi kanë fituar bardheblutë me grupmoshën U-15, në shifrat 3-0 falë tripletës nga Indrit Agushi.

Ndërsa ekipi B i Tiranës ka fituar në shifrat 2-0 sot në “Skënder Halili” me Adën e Velipojës. Gjithashtu U-19 e Devollit ka fituar 3-2 ndaj Termf, pa harruar edhe goleadën e U-17 ndaj Brians në shifrat 5-0. /Sport Ekspres/

https://www.facebook.com/kftirana.al/photos/a.1418817768374341/2449062735349834/?type=3&theater