Fundjava e Superiores, sfida e helmit luhet të shtunën

Nuk ka frymëmarrje për Kategorinë Superiore, sepse sot u luajt ndeshja e fundit e javës së 12-të dhe menjëherë skuadrat do të zbresin në fushë të mërkurën e të enjten, për Kupën e Shqipërisë. Skënderbeu ka kalendarin më të ndërlikuar, sepse 48 orë pas Partizanit do të ndeshet me Besëlidhjen në Lezhë, ndërsa të shtunën (ora 17.00) do të presë Kukësin, në një finale të vërtetë për kreun.

Të shtunën do të luhet edhe Luftëtari-Flamurtari në orën 14.00, ndërsa më vonë Teuta-Kamza. Të dielën dy ndeshjet e mbetura, Lushnja-Partizani dhe Vllaznia-Laçi, të dyja në 14.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *