Fundjava e Kategorisë së Parë, dy finale në televizion

0

Kategoria e Parë sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe këtë fundjavë ofron ndeshje të një rëndësie të jashtëzakonshme, si për ngjitjen në Superiore, ashtu edhe në garën për mbijetesë.

Të shtunën sytë janë në Ballsh, ku Bylisi do të presë Lushnjen, me sfidën që do të nisë dy orë më herët se ndeshjet e tjera, duke u transmetuar në RTSH prej orës 14:00.

Ndërkaq, finalja e madhe e grupit A, mes Besëlidhjes e Kamzës, do të luhet të dielën në Lezhë, sërish duke u transmetuar në RTSH prej orës 14:00.

Nuk luhen finale vetëm për Superioren, sepse të shtunën luhen disa sfida tepër delikate edhe në grupet play-out.

Kështu, në grupin B luhet një derbi jetik mes Elbasanit e Sopotit, ku fituesi hedh një hap të madh drejt qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa humbësi do të duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Edhe Apolonia-Dinamo merr rëndësi të jashtëzakonshme, sepse nëse fiton Elbasani, atëherë njëra prej tyre mund të përfundojë me ndeshje shtesë për mbijetesë.

Ndërkaq, në grupin A pritet me interes sfida e Pukës, sepse Tërbuni pret Ilirinë dhe vetëm fitorja e mban në valle për qëndrim në Kategorinë e Parë.

KATEGORIA E PARE

PLAY-OFF, JAVA 5

08/04/17

Bylis – Lushnja                        (14:00)

Erzeni – Shënkolli                    (16:00)

Pogradeci – Shkumbini            (16:00)

09/04/17

Besëlidhja – Kamza                 (14:00)

 

PLAY-OUT, JAVA 5

08/04/17

Elbasani – Sopoti                     (16:00)

Apolonia  – Dinamo                (16:00)

Tërbuni – Iliria                         (16:00)

Kastrioti – Mamurrasi              (16:00)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here