Fundi për një tjetër “legjendë”, Drogba zyrtarizon largimin nga futbolli

Didier Drogba e ka mbyllur me futbollin. Në mesnatë, vetë sulmuesi ka bërë me dije se ai nuk do të jetë më pjesë e futbollit të luajtur, duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë shoqëruar në këtë udhëtim të gjatë të tij.

Drogba ka arritur që të fitojë edhe Championsin me Çelsin, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Amerikë, ndërsa në të shkuarën ka kontribuar edhe në futbollin kinez e atë turk. Sulmuesi ka shënuar dhe 40 gola me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë.

“Ishte vitit 1989 kur filloi gjithçka. Duke menduar 20 vitet e karrierës time si profesionist dhe duke parë këtë foto nuk mund të ndihem më krenar për atë që kam arritur si futbollist, por mbi të gjitha se si ky udhëtim më ka formuar si njeri.  Nëse dikush u thotë që ëndrrat tuaja janë shumë të mëdha, ju duhet ta falënderoni dhe të vijoni të punoni me zgjuarsi, për t’i kthyer ato në realitet.

Unë dua të falënderoj të gjithë lojtarët, menaxherët, ekipet dhe tifozët që kam takuar dhe ata që kanë qenë bashkudhëtar me mua.

PO ashtu një falënderim të madh me shumë dashuri kam për familjen time, që më ka mbështetur gjatë gjithë karrierës time në çdo moment që kam qenë. Shohim përpara, për të tjerë kapituj, duke shpresuar se zoti do më bekojë po aq sa bëri për karrierën time si sportist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *