Fundi i rrugëtimit, Jaja Ture largohet nga Siti

0

Një ndër futbollistët më të rëndësishëm në dekadën e fundit për Mançester Sitin, Jaja Ture, do të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit.

Lajmin e ka zyrtarizuar Pep Guardiola, i cili ka deklaruar se ndeshja e fundjavës së ardhshme kundër Brajtonit do të shërbejë si ceremoni lamtumire për mesfushorin.

Ture ka luajtur 315 ndeshje për Sitin, duke shënuar 82 gola. Në karrierën e vet si “Qytetar” ka fituar dy herë Premier Ligën, një herë Kupën FA dje dy herë Kupën e Ligës.

Largimi i tij nuk është befasi, sepse ka kohë që nuk luan dhe Guardiola nuk e ka pasur në planet e tij këtë sezon, aq sa u përfshi në një debat të ashpër me agjentin e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.