Fundi i makthit, Torres del nga spitali

0

Sulmuesi i Atletikos së Madridit, Fernando Torres, ka dalë nga spitali pas qëndrimit aty për një natë dhe kontrolleve të imta pas përplasjes tronditëse që e la pa ndjenja gjatë ndeshjes Deportivo La Korunja-Atletiko.

Atletiko ka konfirmuar lajmin e mirë, duke sqaruar se skanimet konfirmuan se futbollisti nuk ka pësuar asnjë dëmtim apo traumë serioze në kokë, pas përplasjes kokë më kokë me futbollistin kundërshtar Aleks Bragantinos.

Torres është filmuar duke lënë spitalin, ndërkohë që është publikuar edhe një foto e tij duke përshëndetur të gjithë, me shenjën “OK” me gisht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.