Fundi i karrierës për Drogba? “Ujku” afrikan i jep fund dilemës!

0

Të gjithë futbollistët e kanë të vështirë t’i japin fund karrierës së tyre dhe të heqin dorë nga futbolli i luajtur. Pavarësisht moshës 40-vjeçare, Didier Drogba as që ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, i cili aktivizohet me ekipin e Phoenix Rising në divizionin e dytë të futbollit amerikan (USL) kishte deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli pas finales së USL kundër Luisvill Sitit.

Pasi fitoi Konferencën e Lindjes, Phoenix Rising u mposht në finalen e madhe kundër Lusivill Sitit, fituesve të Konferencës së Perëndimit me rezultatin 0-1. Por, një lojtar si Drogba nuk mund ta mbyllë karrierën me humbje.

Ish-sulmuesi i famshëm i Çelsit ka reaguar në rrjetet sociale, në një mënyrë mjaft interesante. Drogba ka postuar një fragment nga filmi i famshëm “The Wolf of Wall Street”, (Ujku i Uoll Strit), ku aktori Leonardo Di Kaprio thotë shprehjen e famshme: “Nuk po largohem

Një sinjal i qartë i afrikanit, i cili ndihet në formë dhe në moshën 40-vjeçare dhe kërkon të vazhdojë të luajë futboll, të shënojë dhe të festojë akoma.

 

View this post on Instagram

 

Retirement ??? ?????

A post shared by didierdrogba (@didierdrogba) on

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.