Fundi i hidhur i Mikolit, nga yjet te burgu

E mbani mend Fabricio Mikolin? Sulmuesi shtatshkurtër nga Nardo, në jug të Italisë, shkëlqeu në futbollin italian dekadën e shkuar, duke shënuar pa fund te Juventusi, Fiorentina e sidomos te Palermo, por luajti dy sezone edhe te Benfika, ndërsa u grumbullua 10 herë nga Italia.

Tani 38-vjeçari ka përfunduar shumë keq, sepse i duhet të kryejë 3.5 vite burg për zhvatje.

Sipas Prokurorisë së Palermos, Romario i Salentos, siç njihej ndryshe, kishte kontakte me organizatën mafioze Cosa Nostra, së cilës i kërkoi ndihmë për shlyerjen e një borxhi prej 20.000 eurosh, që ia kishin një mikut të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *