Fundi dramatik i një legjende, Bolt e mbyll pa medalje

Viti 2017 ka shënuar tërheqjen nga sporti të atletit legjendar Usain Bolt. Xhamajkani e mbyll pa medalje, sepse pas dështimit në 100 metra, ku u rendit i treti, tani vjen lamtumira nga atletika me një dëmtim muskular që nuk e lejoi të kompletonte stafetën 4×100 metra. Garë historike edhe kjo, pavarësisht se nuk pati fundin e ëndërruar për Boltin.

Kampioni nuk arriti ta mbyllte garën, duke rënë në tokë mes dhimbjeve. Pas 4 triumeve rresht, Xhamajka hap rrugë dhe medalja e artë, bujshëm, i ka shkuar Britanisë së Madhe.

Stadiumi Olimpik në Londër, me 60,000 spektatorë, ka pasur ovacione pa fund për Boltin dhe më pas për britanikët kampionë, që lanë pas favoritët e mëdhenj amerikanë dhe Japoninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *