Fulham fiton finalen më të pasur në planet, Xhon Terri nuk ia del mbanë

U luajt sot finalja play-off për një vend në Premier Ligën angleze, me Fulham e Aston Vilën që u ndeshën në supersfidën e luajtur në ‘Wembley “.

Finale dramatike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme, sepse përveç vendit në elitë, në lojë ishin edhe shumë miliona sterlina, që e bëjnë këtë finale me të pasurën në planet, duke llogaritur të ardhurat nga ngjitja, nga e drejta televizive, reklamat dhe “parashutat”  financiare parashikuar në rast rikthimi në Championship.

Triumfoi Fulhami, 1-0, me gol të shënuar nga Keirni në pjesën e parë, në një ndeshje shumë nervoze dhe të egër.

Që në pjesën e parë Fulhami duhej të kishte marrë karton të kuq, që e mori në mesin e pjesës së dytë, ndërkohë që edhe Aston Vila kreu faulle mjaft të egra sidomos në pjesën e dytë.

Megjithatë, suksesi i Fulhamit ishte i merituar, ndërsa Aston Vila bëri pak për të merituar ngjitjen. I pafat Xhon Terri, që nuk ia doli të ngjitet në Premier Ligë dhe në finale luajti shumë keq, ndaj ndoshta ka ardhur momenti ta mbyllë me futbollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *