Ftohet lojtari I kategorisë së 7-të angleze, Jupi: S’kam koment!

0

Emiliano Hysi aktivizohet tek skuadra e Londrës jugore, Daluiç Hamlet, në “Isthmian League”, teksa është debutues me Shpresat. Në konferencë: “Jemi duke vëzhguar edhe 40 të tjerë”

Anton Cicani

Shqipëria U-21 është grumbulluar prej dy ditësh në Elbasan – dje është stërvitur në “Qemal Stafa” – në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2017 që do të zhvillohet në Poloni. Kuqezinjtë “e vegjël”, që kanë tetë pikë në grup dhe ndodhen në vend të dytë momentalisht (duhet theksuar se vetëm Shpresat tona dhe Lihtentshtejni kanë zhvilluar nga gjashtë ndeshje), vijnë pas suksesit 2-0 ndaj Lihtenshtejnit, skuadër të cilën e kanë mundur edhe jashtë fushe. Sigurisht, dy humbjet ndaj Portugalisë dhe dhjetë golat e pësuar rëndojnë, por ka edhe një barazim shpresdhënës ndaj Hungarisë në fushën e këtyre të fundit dhe një 1-1 me Izraelin në “Qemal Stafa”.  Sakaq, ndeshjet e radhës do të jenë ndaj Greqisë dhe Hungarisë dhe mund të synohet vendi I dytë, në rast se do të merren dy fitore sigurisht.

Hysi
Emiliano Hysi (d) gjate nje ndeshje te ketij sezoni me Daluic Hamlet, kategoria e shtate ne Angli, gjysme profesioniste

Sakaq, në listën e U-21 të përbërë nga 24 futbollistë, trajneri Redi Jupi ka befasuar disi duke thërritur një futbollist që luan tek Daluiç Hamlet, skuadër gjysmëprofesioniste në ligën e shtatë të piramidës së futbollit anglez. Bëhet fjalë për Emiliano Hysin, mesfushor 18-vjeçar, që në këtë sezon është aktivizuar në shtatë ndeshje dhe në shumicën e rasteve si zëvendësues. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me trajnerin e kombëtares U-21 për të pyetur në lidhje me këtë futbollist të grumbulluar dhe motivin, nëse trajneri e ka ndjekur personalisht, por ka marrë një përgjigje “pa koment”, teksa Jupi ka prerë shkurtimisht me “zgjedhjet I bëj unë dhe nuk jap intervista në telefon…”. Për Hysin është ftesa e parë me kombëtaren e Shpresave, teksa më parë ka marrë pjesë në seleksionime moshash U-19. Edhe pse gazeta ka këmbëngulur për të kuptuar motivin e kësaj thirrje, trajneri ka vazhuar me “këto janë zgjedhje teknike dhe që më përkasin mua si trajner I ekipit U-21, ju faleminderit”.

Jupi

Vëzhgimet – Sakaq, në konferencën për shtyp të dhënë në Elbasan, Jupit, përpos 24 futbollistëve që janë thirrur në këto ndeshje, ka pohuar se janë edhe rreth 40 të tjerë që po vëzhgohen dhe që mund të thirren në të ardhmen në këtë skuadër. “Përveç këtyre 24 lojtarëve që kemi thirrur për momentin, dua t’ju them se në vëzhgimin tonë janë rreth 40 të tjerë që po i ndjekim, pasi ata janë edhe në moshë të re dhe nëse nuk shkojnë në Kombëtaren A, atëherë kanë mundësinë që të luajnë me ne edicionin tjetër. Tek lojtarët që janë thirrur, 8 prej tyre janë nga Shqipëria dhe nuk është pak, pasi janë produkt i futbollit tonë dhe luajnë në Superiore”, theksoi Jupi.

 

Lista e U-21 për dy ndeshjet

Portierë

Thomas Strakosha (Salernitana)

Aldo Teqja (Anorthosis)

Alen Sherri (Vllaznia)

Mbrojtës

Silvester Shkalla (Teuta)

Herdi Prenga (Lokomotiva Zagreb)

Bruno Lulaj (Skenderbeu)

Mergim Vojvoda (Karl Zeis Jena)

Esin Hakaj (Vllaznia)

Erion Hoxhallari (Tirana)

Amir Rrahmani (RNK Split)

 

Mesfushorë

Qazim Laci (Olimpiakos)

Ron Broja (Deinze)

Kejdi Bare (Atletiko Madrid)

Damian Gjini (Kalithea)

Enis Gavazaj (Roeselare)

Milot Rashica (Viteshe)

Liridon Latifi (Skënderbeu)

Jurgen Bardhi (Partizani)

Realdo Fili (Partizani)

Emiljano Hysi (Daluiç Hamlet)

Sulmues

Rey Manaj (Inter)

Fiorin Durmishaj (Kalithea)

Eros Grezda (Lokomotiva Zagreb)

Endri Çekiçi (Lokomotiva Zagreb)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.