Ftesë për lojtarin gjysmëprofesionist, trajneri i Kosovës përdor proverbën e gabuar shqiptare

Në listën e Kosovës U-21 ka bërë përshtypje edhe përfshirja e futbollistit Shkëlqim Sadiku. Ky i fundit luan me një ekip që militon në kategoritë më të ulëta të Anglisë, Totting&Mitcham. Në përshkrimin e këtij klubi thuhet se bëhet fjalë për një ekip: “Semi pro”, pra gjysmë profesionist.

Ky fakt ka dalë në media dhe sigurisht që kërkohet një shpjegim më i detajuar, se në bazë të çfarë elementesh thirren futbollistët. Kjo pasi shumë lojtarë që luajnë në kampionatin elitar të Kosovës janë lënë jashtë. Nëse në këtë të fundit niveli është edhe më i dobët se një ekip gjysmëprofesionist në Angli, e vështirë për t’u imagjinuar.

Gjithsesi në lidhje më këtë temë, trajneri i Shpresave, Rafet Prekazi përdor një proverbë shqiptare: “Nuk thonë njerëzit që çfarë është thënë, me rëndësi është kush e ka thënë”. Sigurisht që më mirë se mediat askush tjetër nuk mund ta kishte thënë këtë fakt, pasi nga kërkimet e këtyre të fundit do të dilte edhe një padrejtësi e bërë në listën e U-21. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *