Ftesë nga kombëtarja, Rexhinaldo i ngazëllyer bën një premtim

Faton Maloku do të jetë pjesë e Kosovës, ndërkohë që nga Kukësi është ftuar sërish në kombëtaren e Mozambikut edhe Rexhinaldo. Sulmuesi ka shënuar pesë gola në kampionat dhe është ftuar për dy ndeshjet që kombëtarja e tij luan me Namibinë më 13 dhe 16 tetor.

Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës dhe lajmin për ftesën nga Mozambiku e ka zbuluar vetë sulmuesi, i cili përmes një postimi në “Facebook” tregon se është shumë i emocionuar dhe krenar..

“Shumë i lumtur të mësoj se jam një ndër lojtarët e thirrur për të përfaqësuar vendin tim në këtë ndeshje të rëndësishme. Falënderoj stafin teknik të ekipit kombëtar të Mozambikut për besimin e tyre ndaj meje dhe premtoj t’ua shpërblej në mënyrën më të mirë. Jam i përgatitur si kurrë më parë dhe i ‘uritur’ për të luajtur dhe ndihmuar kombëtaren e të gjithëve. Varet vetëm nga ne, kështu që edhe njëherë duam ndihmën tuaj për të ardhur në stadiumin kombëtar dhe ne ju premtojmë se do të japim më të mirën për të fituar ndeshjen, gjithmonë duke e respektuar kundërshtarin, kjo e gjitha për ju, për ne dhe për popullin mozambikas në përgjithësi. Ju e meritoni. Ne jemi Mozambiku, ne besojmë, forca Mozambiku”, shkruan Rexhinaldo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *