FSHF zbulon emrat: nga Xhaja te Jorgji, ja kush gjykon në Tirana-Partizani

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar emrat e zyrtarëve të ndeshjes derbi që luhet sonte prej orës 19:45. Kryesor i takimit është Enea Jorgji, gjyqtar që mban stemën e FIFA-s ashtu si dyshja e anësorëve.

Rejdi Avdo dhe Ermal Barushi do të ndihmojë Jorgjin, ndërkohë që arbitër i katërt është përzgjedhur Denis Rexha. Do të ketë edhe dy arbitra të tjerë pas portave, pasi bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësie të veçantë.

Juxhin Xhaja, arbitër i FIFA-s, si dhe Andi Koçi do të ndihmojnë katërshen e sotshme në Tirana-Partizani. Si zakonisht delegat është përzgjedhur Lysien Nurishmi, kurse vëzhgues do të jetë Plarent Kotherja.

ZYRTARËT E NDESHJES
Gjyqtarë: Enea Jorgji,  Rejdi Avdo,  Ermal Barushi, Denis Rexha; Pas porte: Juxhin Xhaja, Andi Koçci
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Plarent Kotherja

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.