FSHF vendos, Kamza-Besëlidhja luhet pas pak ditësh

0

Kamza-Besëlidhja u anulua sot, për shkak të mungesës së policisë në stadiumin e Kamzës, ndërsa delegati i ndeshjes, Marjus Sulejmani, ka shpjeguar gjithçka në mikrofonin e RTSH-së, duke sqaruar edhe si do të procedohet.

“Policia na njoftoi pak para fillimit të ndeshjes që nuk e kishte të mundur të garantonte mbarëvajtjen e ndeshjes. Zakonisht nuk ka pasur asnjë problem, por sot ishte një numër shumë i madh tifozësh dhe policia nuk kishte forca të mjaftueshme për të garantuar sigurinë.

“Biseduam e me klubet dhe u mendua edhe mundësia që të luhej me stjuardë, por edhe kjo hipotezë ra poshtë, ndaj u vendos shtyrja e takimit.

“Si do të procedohet? Ndeshja do të luhet në ditët e ardhshme, Federata do të vendosë pas konsultimit me klubet. Në teori duhet të luhet në Kamzë, por nëse policia do të vazhdojë të mos marrë përsipër sigurinë, atëherë do të nevojitet gjetja e një stadiumi tjetër”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here