FSHF pezullon gjyqtarët e FIFA-s?

0

“Ka arbitra që gabojnë me dashje, por nuk do të falim askënd, as ata me stemën e FIFA-s. Askush nuk ka imunitet”, tha presidenti i FSHF-së Armand Duka dje, duke lëshuar një sinjal për furtunë mbi arbitrat.

Sot Top Channel raporton se në këtë fundjavë në kampionatin shqiptar nuk do të ketë asnjë nga tre gjyqtarët me stemën e FIFA-s, që edhe në renditje janë tre gjyqtarët më të mirë.

 Gabimet e javëve të fundit, por edhe në tërësi të 3 fazave të para, pas një bilanci të bërë nga komisioni i vlerësimit të gjyqtarëve, duket se kanë çuar në një dënim deri në mbyllje të sezonit për dy nga gjyqtarët me stemën e FIFA-s, si Lorenc Jemini dhe Andi Koçi.
Burime konfidenciale për Top Channel bëjnë me dije se për momentin ndëshkimi për dy gjyqtarët e FIFA-s është i papërcaktuar.

Ndërkohë, edhe Enea Jorgji do të mungojë këtë fundjavë, por në rastin e tij, ka të bëjë me një shkëmbim eksperiencash që federata jonë do të bëjë këtë herë me gjyqtarë nga Luksemburgu.

Sa u përket gjyqtarëve nga Luksemburgu, nuk është përcaktuar ende se cilën nga ndeshjet e kësaj jave do të drejtojnë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image