FSHF nxjerr në treg biletat për Superkupën, por mungojnë… çmimet

Ndeshja e Superkupës mes Laçit dhe Skënderbeut do të jetë sfida hapëse e edicionit të ri futbollistik në vend. Korçarët arritën të fitonin të dy trofetë edicionin e fundit, ndërsa Laçi u ndal në finale nga bardhekuqtë.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e cila është programuar për t’u luajtur ditën e diel në orën 19:45 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Edhe pse janë bërë të ditura vendet se ku tifozët mund të blejnë biletat për të ndjekur këtë ndeshje, bie në sy fakti që mungojnë çmimet e bileta.

Sigurisht që nuk do të bëhet fjalë për bileta të kripura, pasi në lojë është një trofe simbolik, megjithatë duhet të presim deri në një lajm të dytë, për t’u informuar mbi çmimet e biletave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *