FSHF ndryshon rregulloren, klubet nuk paguajnë më për regjistrim

Para pak kohësh bëri bujë zbritja e Mynih 1860 në futbollin amator, për shkak se pronari i klubit refuzoi të paguante taksën e regjistrimit në Ligën 3, që ishte një shifër realisht e madhe.

Ndërkaq, në Shqipëri kjo tarifë është mjaft e ulët, rreth 11 milionë lek të vjetra për Superioren, 8 milionë për të Parën dhe 3,7 milionë për të Dytën. Gjithsesi, edhe këto shifra modeste për regjistrimin në kampionat nuk do të paguhen më.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur  që lubet shqiptare të futbollit të mos paguajnë më për pjesëmarrjen e tyre në kampionatet e futbollit, por kuota përkatëse do të përballohet tërësisht nga financat e FSHF-së.

Për pjesëmarrjen në gara do të jetë FSHF e cila do të përballojë financat. Komiteti Ekzekutiv i FSHF mori vendim që zgjidh tani e një vijim klubet nga një detyrim i tillë. Kështu, klubet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë dhe të Dytë nuk do të paguajnë më Kuotën e Pjesëmarrjes.

Një tjetër vendim i KE-së në mbledhjen e sotme ishte edhe miratimi i strukturës së Kategorisë së Dytë me ndarjen e dy grupeve, gjeografikisht veri-jug. Ky vendim i hap rrugën edhe shortit të kampionatit për këtë Kategori, i cili do të hidhet në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *