FSHF, ide interesante për të mbushur stadiumin kundër Lihtenshtejnit

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë më 2 shtator, në ndeshjen e radhës në eleminatoret e Botërotit. Përballë do të jetë Litenshtenji, një kundërshtar në dukje modest. Megjithatë, kjo sfidë pritet me shumë interes, pasi do të jetë debutimi i trajnerit të ri, Kristian Panuçi. Tekniku italian do e nisë aventurën e tij në një takim të lehtë në letër, megjithatë performanca e skuadrës në këtë premierë të trajnerit ka jo pak interes. Fitorja në Izrael i ka entuziazmuar tifozët kueqzi, megjithatë kualifikimi duket një mision thuajse i pamundur. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike biletat për këtë takim, por me disa risi të veccanta. Biletat kanë dalë në shitje në faqen zyrtare të FSHF-së, por dhe në dyqanin zyrtarë tek Rruga e Elbasanit. Të gjithë ata që do të blejnë një biletë për gjatë kësaj jave kanë mundësinë që ta përfitojnë me 20% zbritje. Risia më e madhe është se të gjithë tifozët kanë mundësinë që bashkë me biletën për ndeshjen me Litenshtenjin, të blejnë një biletë dhe për ndeshjen me Italinë, për të cilën dihet se do të ketë një fluks të madh kërkesash. Jo vetëm kaq, po të gjithë ata që do të blejnë një biletë, kanë të drejtë që të blejnë artikuj në dyqanet e FSHF-së me 50% ulje. Një politikë e re e Federatës, për të mbushur stadiumin në një ndeshje ku nuk pritet që të ketë interes të madh.

Çmimet e biletave

Tribuna B3 =8.000 lekë
Tribuna B2 + B4=6.400 lekë
Tribuna A1 + A4=6.400 lekë
Tribuna B1 + B5=4.800 lekë
Tribuna E=2.400 lekë
Tribuna D=1.600 lekë
Tribuna G1=1.200 lekë
Tribuna G2=800 lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *