FSHF i mbyll dyert stadiumit të Besëlidhjes për gjysmëfinalet?

0
Moment nga ndeshja çerekfinale Besëlidhja-Flamurtari

E pabesueshme: Besëlidhja me shumë mundësi nuk do ta luajë në Lezhë ndeshjen e kupës si pritëse, në gjysmëfinale.

Federata Shqiptare e Futbollit paska një rregullore ku shkruhet se në gjysmëfinale e tutje stadiumet duhet të plotësojnë kritere të caktuara dhe Besëlidhja paska stadium jashtë kritereve.

Supersport raporton se vendimi për stadiumin Besëlidhja pritet të meret në ditët në vijim nga sektori i licencimit pranë FSHF, teksa do të jetë detyrë e klubit për të gjetur stadiumin ku do të luajë ndeshjen shtëpiake në gjysmëfinalen e kupës.

Skandaloz është fakti se deri tani stadiumi i Lezhës ka pritur Partizanin e Flamurtarin, dy ndër klubet më të mëdhenj në Shqipëri, dhe është luajtur pa asnjë problem, përtej faktit se kushtet e ambienteve të brendshme nuk janë aspak moderne dhe fusha është në gjendje shumë të keqe.

Megjithatë, lind pyetja: a nuk u luajt në një fushë të tmerrshme në Peqin ndeshja Luftëtari-Tirana, sa për të marrë një shembull?

Deri tani nga FSHF nuk ishin shqetësuar shumë për të kërkuar rregullime e punime, pasi fundja ishin të sigurt që Besëlidhja do të eliminohej, por tani lezhjanët janë në gjysmëfinale dhe nuk është normale që t’i kërkohet mbyllja e stadiumit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image