FSHF gabon sërish, Vllaznia dhe ekipi B luajnë njëkohësisht

0

Trajneri Kraja kundërshton hapur kalendarin: Po mendoj të mos udhëtoj drejt Pukës

Vllaznia do të luajë ditën e shtunë me Skënderbeun prej orës 14:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia B ka një ndeshje shumë të rëndësishme me Tërbunin në Pukë për mbijetesë. Situata është e çuditshme, pasi klubi i Vllaznisë ka kërkuar nga FSHF-ka që të mos luajnë të dy ekipet njëkohësisht, por diçka e tillë nuk është marrë parasysh nga FSHF-ja. Kjo përplasje është kundërshtuar me forcë nga trajneri i ekipit B, Ervis Kraja. Numri një i stolit arrin deri aty sa kërcënon me bojkot takimin kundër pukjanëve. Një kalendar i tillë duket i çuditshëm, pasi ekipi B nuk mund të marrë lojtarë nga skuadra e parë, as ata që nuk kanë mundësi të aktivizohen nga trajneri Ernest Gjoka.

“Nuk po e kuptoj. Mendoj se nuk është i drejtë ky kalendar. Vllaznia është i vetmi ekip me dy skuadra dhe nuk mund të shihet si prishje e garës që ndeshja e Vllaznisë B të luhet ditën e diel, ose ekipet e dyta të luajnë në Kategorinë e Dytë e të mos marrin pjesë te e para, ose të shkrihen. Po e mendoj që të mos shkoj në ndeshjen kundër Tërbunit. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesë Vllaznia kundër Skënderbeut dhe do shohim ekipin e zemrës. Na shkoi kampionati duke parë Vllazninë vetëm në rubrika sportive sikur jetojmë në Australi”.

Në fakt, Kraja ka të drejtë, pasi në asnjë vend të botës, ekipi i parë dhe skuadra B nuk luajnë në të njëjtën orë, të paktën në rastet kur ekipi B luan në një kategori aq të lartë sa Vllaznia B. Në këtë mënyrë i hiqet mundësia skuadrës së dytë të marrë futbollistë nga ekipi i parë. Dikush mund të flasë për favorizime në kampionat, epo në këtë rast, shkodranët kanë të drejtë të ankohen.  

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.