FSHF falenderon tifozët e Kombëtares: Ishit pranë në ditë të mira dhe të këqija, nuk hezituat kurrë

Pavarësisht se në media ishte përfolur që stadiumi “Elbasan Arena” do të braktisej nga tifozët shqiptarë për takimin ndaj Islandës, duke parë edhe reultate negative të marra së fundmi, një gjë e tillë nuk rezultoi e vërtetë.

Pjesa më e madhe e stadiumit ishte mbushur dhe tifozët gjendeshin sërish aty, për të mbështetur Kombëtaren edhe në këtë moment të vështirë. Rezultati në fund është i ditur nga të gjithë, me brohorimat që i dhanë forcë kuqezinjëve tanë për të vazhduar lojën edhe kur u barazuan në dy raste, me shifrat që përfunduan 4-2. FSHF ka falenderuar mbështetësit e shumtë kuqezinjë, duke thënë se ky ishte binomi fitues, me tifozëve dhe lojtarëve. /Sport Ekspres/

Faleminderit nga zemra!

Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët kuqezi, dëshirojnë të falenderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar, që nuk kanë hezituar kurrë të bëjnë me mijëra kilometra për fanellën e shenjtë kuqezi dhe kanë qënë pranë skuadrës në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Ky binom, tifozë-lojtarë, na ka treguar edhe më parë se është binomi fitues. Sëbashku kemi treguar se kur jemi të bashkuar mund të arrijmë rezultate që për shumë dukeshin utopike, duke bërë bërë të pamundurën të mundur.

Ëndrra vazhdon, sëbashku mund të shkojmë shumë larg!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *