“FSHF e mori kur ishte 15-vjeç”, trajneri Kurda flet për Rashicën: Ia vlerësoj gjestin që bëri, la Shqipërinë nga De Biazi

Milot Rashica ia ka dalë t’i bëj vend vetes në arenën europiane, ku po shkëlqen me fanellën e Bremenit në Bundesligë. Interesimet nga klubet e njohura në Europë janë të larta për të dhe shumë shpejt mund ta shohim të luajë për një ekip edhe më të madh. Megjithatë sulmuesi shqiptar do të shkaktonte mjaft debate vite më parë, kur la ngjyrat kuqezi për t’ju bashkuar përfaqësueses së Kosovës. Rashica do të kërkonte menjëherë një vend në Euro 2016, edhe pse përpara kishte lojtarë me më tepër eksperiencë se ai dhe që kishin dhënë shumë gjatë klualifikuesevë për të mbërritur deri në Francë.

Mirëpo besimi që Kombëtarja kishte te ai ishte i madh dhe këtë e vërteton fakti se FSHF kërkonte ta kishte pjesë të Shqipërisë që në moshën 15 vjeç. Këtë e konfirmon edhe trajneri i parë i Milotit, Kurda, i cili rrëfen mënyrën se si Federata shqiptare ra në gjurmët e Rashicës. Më tej shton se Kombëtaren kuqezi e la për shkak të De Biasit, gjë të cilën trajneri duket se e vlërëson shumë, a thua se u largua prej një Kombëtareje të huaj e jo prej asaj shqiptare.

“Sa ishte 15 vjet, në atë kohë FSHF kishte filluar të organizon kampe për grumbullim të talentëve dhe një person me emrin Jetmir Salihu i cili ishte nga Gjilani ishte i autorizuar nga FSHF për këtë grumbullim në Kosovë më kontaktoi për këtë tubim në stadiumin e KEK-ut dhe pasi që FFK nuk ishte anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s vendosa t’i dërgoi dy futbollistët: Milot Rashica e Albert Stublla, ku përzgjedhës ishte trajneri boshnjak Xhemal Mustedanagiç dhe pasi pa talentin e tyre i ftoi të shkonin menjëherë në Tiranë ku për një kohë të shkurt janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë, ku më pas u pa ecuria e tij ku arriti deri në Kombëtaren A të tyre dhe siç e dimë të gjithë pas disa mos-marrëveshjeve me trajnerin italian De Biasi, Miloti u largua dhe erdhi të luajë te Kosova, gjest të cilin e çmoj shumë”, ka thënë Kurda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *