FSHF dhe rregullorja e paqartë: Tërbuni ka rënë, Vllaznia B ende në garë

0

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se Vllaznia B do të ndeshet me Orikumit në play-out, edhe pse Superiorja nuk ka mbaruar ende dhe sfida play-out rezulton pa vlerë nëse bie Vllaznia A.

Me një deklaratë zyrtare, Federata këmbëngul se Tërbuni ka rënë, por ndërkohë nuk paraqet asnjë nen të Rregullores, duke u ndalur te pjesa që dy ekipe nga i njëjti klub nuk lejohen në një kampionat. Me pak fjalë, nëse Vllaznia bie, atehere Vllaznia B bie dhe Orikumi ngjitet në Kategorinë e Parë edhe nëse humbet në play-out.

FSHF bën lëmsh edhe datat e ndeshjes play-out, sepse sot shkruan që Vllaznia B-Orikumi do të luhet të premten, por ndërkohë sfida pa asnjë njoftim është spostuar për sot. Me sa duket, as brenda FSHF-së nuk ka shkuar lajmërimi se sot në Durrës ka ndeshje play-out.

NJOFTIMI

Neni 98/3 i Rregullores parashikon se skuadrat e renditura përkatësisht në vendin e 9 (nëntë) të Grupeve A dhe B do te zhvillojnë ndeshje play-off, me skuadrat e renditura në vëndin e dytë të Grupeve A dhe B të Kategorisë se Dytë. Përkatësisht: vëndi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë i Grupit A do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me vendin e 2 (dytë) të Grupit B të Kategorisë së Dytë sakaq, vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë i Grupit B do të zhvilloje ndeshje play-off me një takim me vendin e 2( dytë) të grupit A të Kategorisë së Dytë.

Dispozita e Nenit 98/4 e referuar gjerësisht në opinionin sportiv për shkak të gjendjes sportive të Vllaznisë, ndalon luajtjen në të njëjtën kategori të ekipeve A dhe B, gjë e cila, konform rregullores nuk ndodh aktualisht pasi ekipi i Vllaznisë A luan në “Kategorinë Superiore” ndërsa Vllaznia B luan në Kategorinë e Parë.

Në interpretim të nenit 98/4 të Rregullores, ndalesa është që ekipet A dhe B të luajnë brenda të njëjtit sezon në të njëjtën kategori.

Në këto kushte, pa paragjykuar rezultatet e ndeshjeve të mbetura të Kategorisë Superiore, nuk ka arsye të bazuar në rregullore për të shtyrë takimin play-out midis Vllaznia B dhe Orikumit, planifikuar për tu luajtur në datë 18.05.2018. Aq më pak, nuk ka asnjë bazë ligjore, që ky takim të luhet midis ekipit të Orikumit dhe Tërbunit, i cili konform nenit 98/2 të Rregullores ka rënë automatikisht nga kategoria.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.