FSHF: Asnjë refuzim, Gjykata do marrë dokumentacionin e duhur

0

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmit të përhapur sot se zgjedhjet për kreun dhe Komitetin drejtues të FSHF janë cilësuar të parregullta nga Gjykata e Tiranës, që nuk ka pranuar dokumentacionin e paraqitur nga Federata. Sipas kësaj të fundit, vendimi i Gjykatës nuk ka lidhje me mosnjohje zgjedhjesh, por vetëm sepse duhet plotësuar dokumentacioni, që do të jetë gati se shpejti.

NJOFTIMI I FSHF-SË

“FSHF njofton opinionin publik se nga Gjykata e Tiranës nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar, FSHF do t’i ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji.

Kjo praktikë në Gjykatë ka të bëjë vetëm me regjistrimin e akteve. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës, dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do t’i vihen në dispozicion”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here