Frroku: Suksesi i ngjitjes është i të gjithëve, ju tregoj planin për sezonin e ri!

0

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit të Kategorisë së Dytë, Tërbuni në Grupin A thuajse e ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Me 47 pikë, skuadra pukjane është 6 pikë para Luzi 2008 dhe 7 pikë para Gramshit e Partizanit B.

Tashmë festa e tyre është legjitime, me Administratorin e klubit, Dritan Frroku, i cili deklaron për SportEkspres.com, se u shpërblye puna e përbashkët që është bërë me skuadrën. Sipas tij, në këtë sukses kanë vend të gjithë.

SEZONI AKTUAL – “Tashmë Tërbuni është ngjitur në Kategorinë e Parë, dhe ky është një sukses që u takon të gjithëve që kontribuan në këtë sezon. Nga kryetari i Bashkisë Gjon Gjoni, stafi teknik me trajnerin Oltion Kërnaja e gjithë futbollistët që veshën fanellën e Tërbunit dhe e respektuan me këtë sukses, mendoj se kanë vend për t’u falënderuar. Jemi 6 pikë para vendit të dytë dhe vetëm 1 pikë na duhet në dy ndeshjet e mbetura.”

SEZONI I ARDHSHËM – “Janë edhe dy javë të tjera dhe të gjithë vëmendjen do ta kemi tek 180 minutat e mbetura të këtij sezoni. Ne kemi edhe synimin final të këtij sezoni, duhet të fitojmë finalen e Kategorisë së Dytë, që me sa duket kundërshtar do të kemi Devollin. Por edhe duhet thënë se ky bashkëpunim me këta futbollistë do vazhdojë edhe për sezonin e ri”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.