Frikë tek ekipi i Spalit për gjendjen e portierit shqiptar, Etrit Berisha dëmtohet rëndë në stërvitje

Skuadra italiane, SPAL, ka humbur portierin Etrit Berisha, pasi ky i fundit theu dorën e djathtë në një seancë stërvitore ditën e djeshme. Në deklaratën e fundit të bërë nga klubi, incidenti erdhi si pasojë e një përplasje aksidentale të portierit shqiptar me një lojtar tjetër.

Pas këtij dëmtimi, Berisha menjëherë ka bërë një skaner me rreze X për të parë shkallën e dëmtimit dhe rezultati ka dalë që plagët janë mjaft serioze. Si pasojë lojtari mund të humbë sezonin futbollistik. Ky lajm jo i mirë vjen pas rikthimit nga pandemia e COVID-19, teksa gardianit kuqezi do t’i duhet të bëjë një pushim më të gjatë dhe të mos jetë aktiv në fushën e gjelbërt.

Berisha ndodhet në huazim tek Spal, por pritet të kthehet tek Atalanta në fund të merkatos. Atalanta po kalon një moment mjaft të mirë në Serie A dhe Champions League, e me grupin e saj të konsoliduar duket se Berisha ndodhet jashtë planit të ekipit. Ky dëmtim e përkeqëson akoma më shumë situatën në të cilën ndodhet gardiani shqiptar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *